Që prej lindjes së djalit të tij, Kledi Kadiu ka folur hapur me mbështetësit e tij për një temë të vështirë.Bëhet fjalë për shëndetin e të birit. Gabrieli u diagnostikua me meningoencefalit pak pas lindjes.

I ftuar së fundmi në emisionin “Verissimo” në Itali, Kledi ka folur krenar për të birin.

“Do të jetë sigurisht një rrugëtim i gjatë , por ne jemi të kënaqur. Po bëjmë hapa të vegjël përpara. Gabrieli është i vendosur, një luftëtar , si unë”, vijon koreografi, duke i shpjeguar Silvia Toffanin se si ka ndryshuar jeta e tij pas diagnozës së të birit.

“Ai po më mëson të marr jetën ashtu siç vjen, të përveshë mëngët dhe të shikojë gjithmonë përpara. Është e kotë të fokusohesh në gjëra nga e kaluara që nuk japin rezultat”, është shprehur balerini.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

*Meningoencefaliti është një sëmundje që shkaktohet nga një lloj bakteri i veçante (meningoku), i cili prek shtresat mbrojtëse që veshin trurin. Kjo sëmundje shoqërohet me temperaturë, vjellje dhembje të forta koke.
/vizionplus.tv