Kur Adele u ngjit në skenë pak javë më parë si moderator e emisioni “Saturday Night Live”, ajo përdori monologun e saj të hapjes për të adresuar te gjithë thashethemet për 45 kg që ka humbur.
“E di që dukem me të vërtetë ndryshe që kur më keni parë për herë të fundit. Por, në të vërtetë, për shkak të të gjitha kufizimeve të COVID dhe ndalimeve të udhëtimit, unë duhej të udhëtoja lehtshëm dhe vendosa të merrja vetëm gjysmën e vetes”, tha me shaka ajo.
Nuk janë vetëm kilogramët e tepërta që ka ndryshuar tek këngëtarja por dhe fytyra e saj e cila tani duket më e tërhequr dhe e rafinuar. Burimet spekulojnë se fytyra e saj e re ka kushtuar rreth 5 milione dollarë!
“Ajo duket e mrekullueshme dhe nuk është kaq e lehtë të ketë arritur këtë rezultat në fytyrë vetëm nga humbja e peshës.” – thotë kirurgu Dr Dave E. David për “New Idea.”
Advertisement“Ka pakësim të hundës së saj, e cila nuk mund të arrihet pa një punë të plotë të hundës, dhe ndoshta mbushës dhe Botox rreth syve dhe nofullës. Ajo ishte shumë e bukur më parë, por nuk kishte një strukturë të tillë kockore simetrike ”.
Së bashku me shpenzimet e çdo trajtimi, Adele gjithashtu ka stilistin e saj personal, artistin e make-up, stilistin, shefin e kuzhinës dhe nutricionistin, dermatologun dhe trajnerin personal. Ajo madje shpenzon 5,000 dollarë në muaj në klasa të yogës dhe anëtarësimin e saj në palestër private./ Living