Aktorja e re amerikane Zendaya, arriti të merrte gjithë vëmendjen në tapetin e kuq të spektaklit të Louis Vuitton në Paris, duke veshur një fustan të bardhë.
Aktorja u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo duke ecur para tyre me fustanin e guximshëm pas trupit dhe me zinxhir të dyfishtë.
Fustani kishte një zinxhir të sipërm që tërhiqej deri në pjesën e poshtme të barkut, ndërsa pjesa e poshtme ishte e hapur deri në mes të kofshës.
Zendaya e kombinoi pamjen me këpucë të bardha të larta, stoli minimaliste Bulgari që përfshinin mini vathë, byzylykë floriri dhe një unazë.
Në mesin e të pranishmëve në spektaklin e modës ishin edhe emra, si Cate Blanchett, Lee Seydoux, Ana de Armas, Regina King, Alicia Vikander, Jaden Smith, Venus Williams Smollett, Emma Chamberlain etj./Living/