Një mjet u përfshi nga flakët mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.
Siç raporton policia, mjeti tip “Range Rover” është djegur pjesërisht.
Advertisement
“Vizion Plus” mëson se makina ishte në pronësi të një prej emrave më të njohur të shoubizit shqiptar, Françeska Jaçe.
Nga ana e efektivëve po punohet për të zbardhur shkakun e rënies së zjarrit.
Advertisement