Masat shtrënguese për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit detyruan një pjesë shumë të madhe të njerëzve të mbylleshin në shtëpi dhe mes tyre ishin dhe “Fëmijët e pasur” të Instagramit.
Tashmë që masat janë liruar disi, ata i janë rikthyer jetës së mëparshme luksoze e ekzotike, duke udhëtuar në vende të ndryshme apo bërë shoping mijëra dollarësh me makinat e tyre fantastike.
Disa prej tyre shfaqen ndërsa respektojnë rregullat kundër koronavirusit, ku bie në sy përdorimi i maskave të zbukuruara me diamante apo mbajtja e distancës me një Rolls Royce në mes.
Advertisement