Ajo u bë e famshme në vitet ’90 në serialin e BBC-së “EastEnders” dhe ishte aktorja e preferuar për shumë njerëz. Por vitet e fundit Danniella Westbrook ka tronditur fansat me pamjen e saj pas pas operacioneve estetike.

Shumë persona në rrjet shprehen se nuk e njohën se është ajo.

Danniella Westbrook sot është 50 vjeç dhe paparacët tashmë e kanë fotografuar në rrugë në Londër ku edhe një herë tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj. Ajo kishte veshur xhinse dhe një top Missoni, ndërsa kombinimin e ka kompletuar me një çantë Louis Vuitton.

Vitin e kaluar ajo ishte në Turqi, ku u përpoq të riparonte dëmet. Ajo iu nënshtrua një operacioni intensiv të fytyrës për të riparuar dëmet e shkaktuara nga operacionet estetike të kryera keq më herët , por pamja e saj u dëmtua edhe nga abuzimi afatgjatë i kokainës. Mjekët i bënë liposuksion dhe më pas ndëryhnë në faqe dhe buzë, i korrigjuan edhe hundën dhe nofullën. Krahas kësaj, mediat shkruajnë se ajo ka bërë një operacion të tetë në gjoks për të riparuar dëmtimet nga i fundit./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";