Ditën e Shën Valentini, Victoria Beckham zbuloi se nuk po e kalonte si duhet. Stilistja kishte pësuar një incident në palestër ku përfundoi me këmbë të thyer.
Por kjo nuk e ka ndaluar që të marrë pjesë në Javën e Modës në Paris.
Dizajnerja e modës u shfaq pak ditë më parë në Paris , me këmbën e fashuar dhe me paterica.
Gjithsesi kjo nuk bëri që Beckahm të mos jetë në vibe-n e PFW. Në këmbën tjetër ajo mbante veshur këpucë “Alaia” që kushtojnë rreth 1000 euro. Veshjen e kishte përfunduar me një xhaketë ngjyrë kaki dhe pantallona të zeza për t’ju përshtatur edhe motit. /vizionplus.tv
Advertisement
Advertisement