Aktori i dashur për publikun, Bes Kallaku, është mjaft aktiv në rrjetet sociale. Ai publikon herë pas here foto nga përditshmëria dhe imazhe që i bëjnë ndjekësit të qeshin me lot.

E kështu ka ndodhur edhe së fundmi. Teksa nuk e ka problem aspak që të tregojë dashurinë që ka për jetën në fshat, ai ka publikuar një foto të veçantë ku shfaqet me “shokun e fëmijërisë”, siç e quan ai.

“Takim me shokun e fëmijërisë. Kush është Besi nga këta të dy”, ka shkruar Kallaku krahas fotos ku shfaqet pranë një kali.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo foto ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente ku fansat i shkruajnë me humor: “Pse nuk ke treguar se ke vëlla binjak”.

Ky nuk është postimi i parë i Besit që bën shaka të tilla, pasi ai herë pas here argëton fansat me fotot dhe videot që publikon në “Instagram”.