Edhe pse nuk i fshihen më kamerave dhe daljeve publike, ende nuk kemi një konfirmim nga Princ Leka për lidhjen e re të dashurisë. Vajza që i ka marrë zemrën Princit është fotografja 26-vjeçare, Blerta Celibashi.
Princ Leka dhe Blerta kanë kaluar disa ditë pushime në Brezovicë. Ndryshe nga udhëtimet e tjera të përfolura, këtë herë Leka dhe Blerta kanë publikuar të dy foto duke bërë ski nga Brezovica.
Ky hap në lidhjen e tyre është marrë nga ndjekësit si një konfirmin edhe pse presin një reagim më romantik nga dyshja.
Kujtojmë se kjo romancë e Princit nisi pas divorcit me aktoren Elia Zaharia, me të cilën ka edhe vajzën 3-vjeçare, Geraldina./vizionplus.tv
Advertisement