Klea Prenga ka publikuar pak minuta më parë disa foto të gjendjes së saj pas dhunës nga motrat Berisha. Antonela dhe Mariela Berisha e goditën në fytyrë duke i shkaktuar një plagë të rëndë.
Në fotot e publikuara nga Klea duket se gjendja është përmirësuar goxha edhe pse shenjat duken ende aty dhe po kurohet. Klea duket se ka gjetur qetësi në vendin e shenjtë, në Kishën e Laçit.
“Asnjë armë e krijuar kundër jush nuk do të ketë sukses”, shkruan ajo duke shkëputur një frazë nga bibla.
Ndërkohë, ditën e djeshme policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që motrat Berisha kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën që kanë lëvizur më pas.
Zyrtarisht sipas TIMS nuk rezulton se nuk janë larguar jashtë vendit çështja është referuar në Prokurorinë e Tiranës dhe mësohet se është nxjerrë urdhër ndalimi për të dyja motrat për akuzën e plagosjes së rëndë në bashkëpunim./vizionplus.tv