Foto e modifikuar rikthen teoritë konspirative për Kate Middleton, si qëndron e vërteta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Foto e modifikuar rikthen teoritë konspirative për Kate Middleton, si qëndron e vërteta

Foto e parë zyrtare e Kate Middleton pas operimit ka shtuar edhe njëherë teorite konspirative rreth shëndetit të Princeshës.

Edhe pse kjo e fundit u mundua të qetësonte situatën duke deklaruar se ishte vetë ajo që ka modifikuar foton, duket se nuk ia ka arritur qëllimit.

Ndër teoritë e ndryshme që janë zhvilluar, dy kanë krijuar ndikimin më të madh: e para është se foto e Kate është marrë nga kopertina e Vogue në 2016.

E dyta është se është përdorur një fotografi e Princeshës së Uellsit nga nëntori 2023.
Teoria e parë për kopertinën e Vogue u zhvillua nga punonjësja e mediave sociale të Daily Mirror, Ruby Naldret .

Advertisement

“Analiza ime për serinë e fotografive të Kate Middleton është se ata e morën fytyrën e saj nga kopertina e Vogue që ajo bëri disa vite më parë dhe e “ngjitën” atë në foton e së dielës së kaluar”, ka shkruar Naldret.

“Kjo është arsyeja pse flokët e saj janë të turbullta dhe transparente aty ku i mbulonte kapela (si në kopertinën e Vogue),” tha një nga përdoruesit e X.

Teoria e dytë u zhvillua nga TikToker Allyn Ashton, i cili pretendon se imazhi i Kate Middleton erdhi nga një foto e marrë në nëntor 2023 nga në një ngjarje bamirësie.

“E di siç e dinë të gjithë se fotografia ishte e përpunuar, por unë bëra disa kërkime dhe besoj se fotografia është bërë në nëntor 2023. Besoj se ai ka veshur të njëjtin pulovër nga Rice. Shikoni qafën e saj dhe pjesën tjetër të provave”, tha Ashton për teorinë e saj./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy