Diola Dosti dhe Erolld Belegu kanë udhëtuar ditët e fundit në Valencia të Spanjës ku po kalojnë kohë si një çift i ri. Lidhja e tyre është momentalisht në qendër të vëmendjes, prandaj çdo detaj përbën interes për publikun.
Biznesmeni duket se është romantiku në çiftin e tyre. Pasi kanë darkuar në një nga restorantet luksoze të vendit, ai ka publikuar një foto të Diolës krah së cilës shkruan:
“Dhe ëmbëlsira në fund të darkës”.
Historia e tyre e dashurisë ka nisur në shkurt të këtij viti, ku edhe janë njohur më njëri-tjetrin për herë të parë./vizionplus.tv
Advertisement