Baby G, këngëtarja e njohur si dhe njëkohësisht ish-fermerja që bëri bujë në edicionin e parë të “Ferma VIP”, festoi ditën e djeshme ditëlindjen dhe mbushi 28 vjeç.
Ajo ka ndarë për ndjekësit fotot e veçanta me tortën e ditëlindjes. Gjithashtu Baby G shpërndau dhe urimet e miqve të saj brenda fermës.
Gledis Gegaj shkruan për këngëtaren: Urime ditëlindjen Baby G!
“Edhe 100 vjeç zemërbardha ime”, shkruan Çiljeta Xhilaga në videon e postuar me momentet më të bukura në fermë.
Renis Gjoka uron këngëtaren me një video duke kënduar në fermë me mbishkrimin: Edhe 100 my G!
“Gëzuar ditëlindjen gaforrja ime! Shpresoj që jeta jote të mbushet plot gëzim. E lumtur që kam kaluar kujtime kaq të bukura me ty dhe që të kam njohur”, ishte urimi special i Glorias për mikeshën e saj Baby G.
Gjithashtu dhe Himena ka uruar Baby G në ditën e saj të veçantë: Gëzuar ditëlindjen shpirt i bukur! Të dua!
Ajo që u vu re ishte një mungesë urimi publikisht nga Dijonis Biba për këngëtaren, pasi si brenda fermës dhe jashtë saj kemi vënë re që kanë një shoqëri mjaft të mirë. Nga ana tjetër as blogerja Ditea Berisha nuk ka ndarë një postim për këngëtaren edhe pse brenda eksperiencës në fermë ishin mikesha mjaft të mira. /vizionplus.tv