Katie Price po thyen të gjitha rekordet me operacionet e shumta plastike që ka bërë në gjoks.
Përmes Instagramit, 46-vjeçarja ka zbuluar të premten, më 28 qershor, rezultatet e operacionit të fundit, i 17-ti me radhë – duke postuar foto të saj duke pozuar me një fustan mini të zi të ngushtë.
Edhe pse duket se është e kënaqur me gjoksin e saj edhe më të madh, ndjekësit e saj nuk janë dakord me atë që ajo po i bën trupit të saj.
Komentet e marra nuk ishin vetëm pozitive. Shumica i shkruanin se ajo shkatërroi veten dhe shëndetin e saj, me gjithë këto operacione.
Disa nga komentet në postimin e saj përfshinin: “Është qesharake ajo që po bën”, “Ti dukesh si gunga e Notre Dame me kokë poshtë” dhe “Duhet të filloni të kujdeseni për shëndetin tuaj fizik”./vizionplus.tv