Prej vitesh çështja e ngacmimit seksual është një fenomen mjaft shqetësues. Madje ka ndodhur që edhe personazhet e njohur të ekranit të tregojnë historitë e tyre që kanë rënë pre e ngacmimeve apo provokimeve të ndryshme.

Ditën e sotme, moderatorja e njohur Fjoralba Ponari, ka rrëfyer për herë të parë historinë e saj të një ngacmimi nën kërcënimin e një thike.

E ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, Fjoralba tregon se ka qenë në vit të parë të shkollës së lartë kur e kanë sulmuar fizikisht.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në të kaluar kam pasur një rast ku jam sulmuar fizikisht. Kam qenë në vit të parë të shkollës së lartë kur jam sulmuar fizikisht. Kam qenë nën kërcënimin e një thike… Agresori im ishte në gjendje të dehur dhe në ato kushte nuk e di sesi mund të kishte përfunduar. Fatmirësisht aty u ndodhën dy zotërinj që më ndihmuan. Agresori im ishte me kapele dhe nuk e denoncoja dot, pasi zëre se po denoncoja një fantazmë. Në atë kohë kam kaluar ankthe shumë të mëdha”- tha moderatorja e cila shpërtheu në lot teksa tregonte ngjarjen.

Ponari shtoi se i është dashur që të marrë mësime për vetëmbrojtjeje. Ajo tha se kaloi një periudhë shumë të vështirë dhe nuk e imagjinonte dot se si do të ndihej nëse i përsëritej një rast i tillë. Fakti që të dy prindërit e saj janë mjekë e ndihmoi shumë që të përballojë traumën psikologjike.