Ndarja e Besit dhe Xhensilës është rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes orët e fundit. Një vit më parë, çifti i dha fund vorbullës se lajmeve se po divorcohen, me lajmin e ëmbël se po bëhen prindër për herë të dytë.
Mirëpo sot, teksa djali i tyre është vetëm tre muaj, rrjeti ka shpërthyer sërish. Shkak këtë herë është bërë vetë Besi dhe
Xhensila të cilët kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e personave që ndjekin në Instagram. Ky detaj ka qenë jo rrallë indicia e parë për çiftet VIP që i kanë dhënë fund lidhjes.
Por duket se kjo nuk është shenja e parë që Xhensila ka dhënë për fundin e marrëdhënies së saj me Bes Kallakun.
Pak ditë më parë, këngëtarja publikoi baladën “Zemer e Helmuar” dhe në postimin e këngës së saj shkruan: Fillimi im i ri…
A duhet ta kuptojmë këtë si fillim i ri pas divorcit? /vizionplus.tv