
Julia Roberts dhe bashkëshorti i saj Danny Moder po festojnë 22 vjet martesë.
Aktorja 56-vjeçare ka bërë një postim në rrjetet sociale, me rastin e kësaj dite të veçantë.
Në veçanti, ajo ka publikuar një foto me bashkëshortin e saj, nga e kaluara. Në të, çifti shihet duke ndarë një puthje në buzë teksa të dy janë të veshur në të zeza.
Në mbishkrimin e postimit të saj, Julia Roberts shkroi: Ne, 22 vjet…
Advertisement
View this post on Instagram
A post shared by Julia Roberts (@juliaroberts)
Ndonëse jetën personale preferon ta mbajë larg syrit të publikut, këtë herë ka dashur të shprehë publikisht ndjenjat e saj.
Advertisement
Çifti ka tre fëmijë, binjakët Hazel Patricia dhe Phinnaeus Walter dhe Henry Daniel./vizionplus.tv