Ish-velina, Rashel Kolaneci, ka festuar një ditë më parë 21-vjetorin e lindjes. Ajo ende nuk ka zbuluar se si e ka kaluar ditën e saj të veçantë, nëse kishte organizuar ndonjë festë.
Por përmes një postimi në “Instagram”, Rasheli ka treguar dhuratën luksoze që ka marrë nga prindërit. Këta të fundit i kanë blerë një makinë të shtrenjtë, që me siguri 21-vjeçares i ka pëlqyer shumë.
Në foton e postuar në rrjetet sociale, Kolaneci shfaqet e ulur sipër në makinë, e cila është e zbukuruar nga një fjongo e madhe e kuqe. “Dhurata e ditëlindjes nga mami dhe babi”, shkruan bukuroshja në foton që ka marrë mijëra pëlqime.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
E gjithashtu nuk kanë munguar as urimet e shumta nga ana e fansave, të cilët njëkohësisht e kanë përgëzuar edhe për makinën.