“Ferma Vip” shtysë për karrierën muzikore/ Renis Gjoka komplimentohet për garën dhe rrëfen bisedën me Dijonisin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ferma Vip” shtysë për karrierën muzikore/ Renis Gjoka komplimentohet për garën dhe rrëfen bisedën me Dijonisin

Këngëtari i njohur dhe njëkohësisht ish-fermeri i “Ferma VIP”, i cili preku dhe finalen, Renis Gjoka i ftuar në emisionin “Euro Cup Night” zbuloi më shumë detaje pas izolimit dhe eksperiencës në fermë.

Ai tha se reality show i ka shërbyer shumë në karrierën e tij muzikore. Madje theksoi se për gjithë fermerët, eksperienca e “Ferma VIP” ka qenë një shtysë për të arritur në nivele më të larta në karrierë.

Renisi nuk harroi të përmendte dhe Dijonisin, ku mes batutash rrëfeu një bisedë të tyre. Renis Gjoka ka marrë komplimenta dhe nga moderatorja Vilma Masha për garën në “Ferma VIP”.

“Më kujtohet një shprehja e Dijonisit që thoshte mos u mërzisni se sa të dalim nga ferma dy ditë famë do kemi se do filloj Europiani do na harrojnë të gjithë. Sa për qendrën e vëmendjes, Ferma VIP ka shërbyer për të gjithë ne që ishim aty brenda, ka qenë një sponto për të arritur atë nivelin në karrierë”, thotë Renis Gjoka.

Advertisement

I pyetur për skuadrën e tij të preferuar në Europian, Renisi Gjoka tha se është Italia,  ku ndër të tjera përmendi dhe “pakënaqësitë” e skuadrës së Axurrëve në ndeshje. Por, këngëtari u shpreh gjithashtu se në ndeshjen me Shqipërinë, ai sigurisht që mbështeste dhe bënte tifozeri për kuqezinjtë.

“Skuadra ime iku në fazën e 16-të, isha me Italinë. Italia iku ashtu siç nuk duhej të ikte. Pse kshu kjo Itali? Ne si tifozë na la një shije që pse nuk patën pak nervë pak gjakë. Në ndeshjen Itali-Shqipëri nuk diskutohet që isha me Shqipërinë. Mund të ketë qenë e para ndeshje që unë kam qenë kundër Italisë”, shtoi Renisi./vizionplus.tv

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy