Ferma VIP/ Albano Bogdo del hapur, ky është fermeri që mbështet për ta fituar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ferma VIP/ Albano Bogdo del hapur, ky është fermeri që mbështet për ta fituar

Aktori Albano Bogdo pak ditë më parë la në mes rrugëtimin e tij në “Ferma VIP” pas debateve të ashpra me Robert Aliajn dhe ultimatumin që ky i fundit i dha për ta dënuar në shtëpinë e fakirit.

Albano ishte mbrëmjen e djeshme në studio, ku foli për rrugëtimin e tij në fermë për më shumë se dy muaj, ndërsa shprehu vlerësime të larta për pjesën më të madhe të personazheve të njohur, me të cilët ka ndarë shtëpinë.

Një pjesë prej tyre që i njihte nga jashtë dhe një pjesë që i njohu brenda, Albano u tregua miqësor dhe i afrueshëm me të gjithë.

Por pas daljes nga “Ferma VIP”, një është fermeri që Albano Bogdo mbështet për të fituar edicionin e parë dhe ai është Dijonis Biba, një personazh shumë i dashur për publikun, që ka fituar zemrat e tyre me humorin e tij./vizionplus.tv

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy