Dalja e fundit e Tom Hanks në Saturday Night Live ka shkaktuar shqetësim për shëndetin e tij. Gjatë pjesëmarrjes së tij në programin televiziv, aktorit i dridheshin duart dhe fansat janë shqetësuar për gjendjen e tij, duke menduar se mund të kishte Parkinson.

Menjëherë në rrjetet sociale dolën komente të ndryshme në lidhje me aktorin. Shumë kanë shkruar: “A i dridhet dora Tom Hanks?”, ndërsa një tjetër komentoi gjithashtu: “E vura re edhe këtë dhe tani jam shumë i shqetësuar”. Nga ana tjetër kishte nga ata që e justifikuan dridhjen në duar, duke vënë në dukje moshën e tij. “Duke marrë parasysh se ai është pothuajse 70 vjeç, po, ka kuptim që duart e të moshuarve priren të dridhen pak ,” vuri në dukje dikush.

Kjo nuk është hera e parë që fansat e aktorit shprehen të shqetësuar për shëndetin e tij. Në qershor 2022, një tjetër paraqitje e Tom Hanks kishte ngjallur sërish komente të ngjashme për duart e tij, me disa që besonin se ishte një shenjë e hershme e sëmundjes së Parkinsonit. Aktori dukej se nuk ishte në gjendje të kontrollonte dorën e djathtë që dridhej teksa mbante një mikrofon dhe fliste për Elvisin e Baz Luhrmann./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";