Nurgül Yeşilçay është një ndër emrat më të dashur dhe të kërkuar të kinematografisë turke. Aktorja e suksesshme e cila do të bëhej fillimisht e njohur për publikun shqiptar me rolin e Jaseminit në telenovelën “Dashuri dhe ndëshkim” e transmetuar ekskluzivisht në ekranin e ‘’TRING dhe ‘’Vizion Plus’’ dhe Gylserenit në ‘’Fate të kryqëzuara’’ ka fituar simpatinë e të gjithëve edhe falë bukurisë së saj natyrale, ku spikasin sytë e mëdhenj blu.
Madje jo rrallëherë ajo është konsideruar si një muzë frymëzuese për shumë regjizorë dhe stilistë, por së fundmi është vë në qendër të kritikave për shkak të pamjes së jashtme, ose më saktë fryrjes së pazakontë në fytyrën e saj. Fansat besojnë se ajo po përdor Botox, por 44-vjeçarja pretendon të kundërtën.
Nurgul tregoi në Instagram se ka filluar të përdorë një lloj kremi natyral me përbërje nga mëlçia e peshkaqenëve. Për një kohë shumë të shkurtër, rezultati ka qenë mjaft pozitiv, aq sa jo vetëm i ka eliminuar shenjat e moshës, por edhe i ka dhënë lëkurës së saj freski dhe rigjenerim. Të shumtë kanë qenë ndjekësit që i janë kundërvënë duke u shprehur se ajo po i vë në lojë dhe se nuk do e ndjekin më. Cila të jetë e vërteta vallë?/ Living