“Ethet” e garës, Ditea zbulon arsyen e distancimit me Florin, Dijonisi tregon kë sheh në finale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ethet” e garës, Ditea zbulon arsyen e distancimit me Florin, Dijonisi tregon kë sheh në finale

Ethet e finales janë ndjerë në fermë. Fermeret kanë diskutuar me njeri-tjetrin se kush do të ishin 6 finalistët e “Ferma VIP”.

Baby G dhe Albano teksa qëndronin tek “Fakiri” kanë diskutuar së bashku  se kush duhet të elimnohet nga ferma, ku përmendën emrin  e Florit.

Gjithashtu Baby G tha se Ditea dhe Flori nuk po qëndrojnë më së bashku si dikur. Pasi panë klipin, kanë reaguar edhe pjesa tjetër e fermerëve.

Ditea pohoi se mes saj dhe Florit ka një një distancim, pasi fermeri kalon shumë kohë me Robertin, me të cilin ajo ka pasur debate në ditët më parë.

Advertisement

“Mua nuk më intereson mendimet që kanë të tjerët për marrëdheniet e mia këtu brenda. Marrëdhenia ime me Florin është shumë e mirë, mbase ka pasur një distancim sepse Roberti kalon shumë kohë me Florin. Raporti im me Robertin më bën mua të largohem pak nga Flori. Kur them ne e kemi bërë fer,ën e kam fjalën për të gjithë fermerët sepse kemi përcjellë këto vlera”, tha Ditea.

“Nuk më bën përshtypje se ne këtu do të eliminohemi të gjithë, ka ngelur vetëm dhe tre prime. Nuk prekem nga askush që më do apo nuk më do për finale”, deklaroi Flori.

“I dua shumë të gjithë, le të fitoj më i miri”, tha Renisi.

“Renisin e kemi shok shumë të mirë këtu brenda, edhe e shoh në finale 100%”, shtoi Dijonisi.

Advertisement

“I kam dhenë letrën e fituesit Renisit, e vlerësoj shumë. Kemi gjera të përbashkëta këtu brenda, nuk merremi me llafe”, tha Çiljeta. /vizionplus.tv

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy