Pritjes i erdhi fundi. Starton sot “Ferma Vip”, reality show që do t’ju mbajë mbërthyer 24 orë para ekranit.
16 konkurentët janë gati të zhvishen nga jeta e qytetit dhe t’i bashkohen fshatit.
Teksa na ndan vetëm një orë e gjysmë nga nisja e spektaklit, gazetarja e Vizion Plus, Borana Demiri, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga studio qendrore e “Ferma Vip” tha se emocionet janë të jashtëzakonshme.
Borana Demiri: Emocionet janë të jashtëzakonshme ndërsa të gjithë janë në aksion për të kuruar detajet e fundit. Produksioni ka zgjedhur të na mbajë zgjuar kureshtjen duke zbuluar pak detaje.
Ndërsa moderatorja e “Ferma Vip”, Fjoralba Ponari, e cila do të jetë në këtë rrugëtim së bashku me Bes Kallakun, ka premtuar emocione të forta në natën e parë të spektaklit.
Fjoralba Ponari: Unë nuk dua të të zbuloj shumë, por pak dhe e sigurt është fakti që do të kemi surpriza. Premtojmë emocione të forta, rrahje zemre dhe sfida. Protagonistët do të lënë shkëlqimin e jetës së qytetit për t’i shkuar afër tokës. Jam shumë falenderuese për këtë mundësi që më është ofruar megjithë produksionin dhe me Holta Dulakun. Është përgjegjësi e madhe dhe sfidë por jam e bindur që do jap maksimumin tim.
Ndërkohë fermerët më të famshëm në Shqipëri tashmë mund t’i ndiqni në kanalet më poshtë:
Nëpërmejt Vizion Plus të hënën dhe të premten
Dy kanale të dedikuara të platfomrës Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2.
Po ashtu do të kemi dhe livestreamet në Vizion Plus./vizionplus.tv