Emocione dhe talente të rralla, surprizohet juria e “Albania’s Got Talent”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Emocione dhe talente të rralla, surprizohet juria e “Albania’s Got Talent”

Drithërima, emocione dhe talente dhuroi nata e pesë e “Albania’s Got Talent” në Vizion Plus.

Por, nuk munguan dhe surprizat, pasi konkurenti Fatmiri hyri në skenë me trëndafila për dy vajzat e jurisë, Adelina Ismajlin dhe Ledia Çelon.

Publiku u mahnit nga Terenc Gjoka që vërtetoi se muzikën e ka në gjak. Nipi i Aleksandër Gjokës arriti të “rrëmbente” katër “PO” nga juria.

Pubilku ngeli pa fjalë edhe nga Romeo Deda, gjeniu i datave si dhe nga shumë të rinj të talentuar në kërcim, muzikë dhe shumë fusha të artit.

Advertisement

Nën moderimin e Isli Islami dhe nën jurinë e 4 artistëve, Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Ledia Çelo, Kastro Zizo ky edicion i “Albania’s Got Talent” ka shumë për të ofruar. Shikuesit mund të presin momente të reja emocionuese, surpriza dhe mundësi për të mbështetur talentet më të veçanta të sezonit.

Spektakli vazhdon të jetë një mundësi për të zbuluar artin e pasur shqiptar dhe për të ofruar një shfaqje që ngjall frymëzim dhe gëzim.

Me çdo natë që kalon, “Albania’s Got Talent” po fitohet gjithnjë e më shumë mbështetje dhe vëmendje nga publiku, duke u bërë një pikë takimi e artistëve dhe shikuesve që duan të shohin më të mirën e talentit shqiptar.

Për të gjithë ju që nuk patët mundësinë ta ndiqnit LIVE spektaklin e rekordeve, mund ta ndiqni në të gjitha rrjetet sociale të Vizion Plus, youtube, Facebook, Instagram dhe Tik-Tok. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy