“Rreze drite” është seriali që jepet në Vizion Plus në orën 17:00.
Seriali flet për një histori emocionale, personazhi kryesorë i të cilës është Elifi, luajtur nga aktorja Seray Kaya. Jeta perfekte e Elifit shkatërrohet nga një lajm i hidhur. Një ditë, kur humb bashkëshortin në një aksident, mëson se prej vitesh jeton një gënjeshtër të madhe. Jo vetëm që zbulon se bashkëshorti i saj i ndjerë ka patur një familje të dyfishtë, por dashurohet pa e ditur me dajën e vajzës së Hakanit.
Por përtej roleve në film, Seray ka folur edhe për dramat e jetës së saj reale.
Në një rrëfim që ka tronditur mediat turke, aktorja ka treguae se është abuzuar seksualisht nga babai i shoqes së saj.
“Edhe unë kam qenë fëmijë. Kisha shumë frikë t’i tregoja familjes, kështu që heshta. Nuk jam fajtor për abuzimin seksual që kam patur shumë herë nga babai i shoqes timë. Nuk kam më frikë. Do të vazhdoj të jem zë për fëmijët e dhunuar që nuk dëgjohen”, rrëfen aktorja./vizionplus.tv