“Zonja Zaharia, veç si aktore ka dhe një rol tjetër në Tearin Kombëtar, është zv.Drejtoreshë. Gjë që ka bërë këto 2 vitet e fundit që dita e saj të jetë shumë e ngjeshur. Princi gjithashtu ka agjendën e tij dhe kjo ka bërë që të nisin krizat e para të çiftit”, ka qenë kjo deklarata e ish-këshilltarit në oborrin mbretëror Erion Teli, në Vizioni i Pasdites rreth arsyes së ndarjes së çiftit.

Teli ka mohuar kategorikisht që partnerja e re e Princit, fotografja Blerta Celibashi të ketë gisht në ndarje.

“Jo nuk është e vërtetë. Zonja Celibashoi ka qenë bashkëpuntore në oborrin mbretëror. Nuk ka aptur shoqëri me zonjën Zaharia. Me Princin janë afruam me shoqërinë e përbashkët.”

Kujtojmë se të hënën, Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë bërë reagimin zyrtar duke konfirmuar divorcin e shumëpërfolur./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";