Ajo është 50 vjeçe, por duket se koha për të ka ndaluar! Është fjala për këngëtaren me famë botërore, Jennifer Lopez, e cila duket se çdo ditë që kalon zbukurohet më shumë.
50-vjeçarja është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat e saj të shumtë imazhe të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi, aktorja e famshme ka treguar përmes një fotografie të postuar në “Instagram” rezultatin e trajnimit të shpeshtë në palestër.
Advertisement
Ajo ka pozuar para pasqyrës dhe në qendër të vëmendjes ka vënë të pasmet e saj bombastike. Nëna e dy fëmijëve duket në super formë dhe ka “çmendur” fansat e saj, të cilët nuk ia kanë kursyer komplimentet.
Madje duket se edhe vajzat e reja e kanë zili për format trupore kaq perfekte që ka 50-vjeçarja e famshme.