Mark Zuckerberg festoi ditën e djeshme ditëlindjen e tij të 40-të. Në këtë përvjetor, krijuesi i Facebook ka publikuar një album me dhjetë foto, ku si rrallëherë pjesë e këtyre fotove janë edhe vajzat e tij.

Për çdo postim, Mark Zuckerberg ka bërë një përshkrim, si më poshtë:

“ 1. Dhoma ime e fëmijërisë ku mësova programimin.
»2. Konvikti në Harvard ku hapa Facebook-un (këtu me të ftuarin e shquar Bill Gates).
»3. Apartamenti im i parë, me vetëm një dyshek në dysheme, ku qëndrova derisa arritëm në 100 milionë njerëz.
»4. Izolimi në zyrën ku punonim ditë e natë për t’u përballur me konkurrentët.
»5. Piceria Pinocchio ku në thelb e kalova jetën time studentore.
»6. Duke u treguar vajzave të mia dhomën ku jam rritur.
»7. Mirënjohës që njerëzit udhëtuan nga i gjithë planeti për të festuar me mua.
»8. Disa nga të dashurit e mi bënë një video.
»Një dolli për 40 vitet e ardhshme! ».

Në njërën prej tyre shohim tre vajzat që ka me gruan e tij, Dr. Priscilla Chan: Maxima 8 vjeç , August 6 vjeç dhe Aurelia 31 muajshe . Një fotografi e rrallë familjare e krijuesit të rrjeteve sociale./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";