E pazakontë! Amaneti i fundit, ylli i kinematografisë do të varroset pranë 50 qenve të tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E pazakontë! Amaneti i fundit, ylli i kinematografisë do të varroset pranë 50 qenve të tij

Aktori dhe producenti i mirënjohur francez Alain Delon është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Lajmi u konfirmua për mediat nga tre fëmijët e aktorit.

Delon 88-vjeç u shua në shtëpinë e tij i rrethuar nga familjarët, të cilët kërkuan privatësi.

“E gjithë jeta ime është atje, në varret e qenve të mi”. Në këto fjalë mund të shihet gjithë dashuria që Alain Delon kishte për miqtë e tij me katër këmbë. Dhe në mjediset e shtëpisë së tij në Douchy, gjatë jetës së tij, rreth 50 qen gjetën prehje të përjetshme.

Delon nuk e fshehu kurrë dashurinë e tij për miqtë e tij me katër këmbë, deri në atë pikë sa të shprehte dëshirën e tij për t’u varrosur pranë qenve të tij, të cilët pushojnë në ambjentet e rezidencës së tij në Douchy.

Advertisement

Për Delonin, ajo varrezë përfaqësonte një vend të shenjtë, një vend paqeje ku ai kërkoi të varrosej, pranë qenieve të vetme që e kishin dashur pa kushte, tha ai.

Alain Delon është një aktor legjendar francez i njohur për sharmin e tij dhe talentin e jashtëzakonshëm. Me një karrierë që përfshin mbi gjashtë dekada, Delon është një nga figurat më ikonike në historinë e kinematografisë franceze dhe botërore./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy