Lidhja e këngëtares nga Kosova, Genta Ismajli, me turkun të quajtur Usta prej kohësh është publike dhe kemi parë shpesh herë pamje prej tyre, por veprimin e fundit nuk e prisnim të ndodhte.
Edhe pse sipas tyre planet për martesë nuk janë të largëta duket se dashuria e madhe I ka dërguar drejt një veprimi tjetër që jo të gjithë kanë guximin ta bëjnë.
Usta ka bërë tatuazh në trup emrin e Gentës dhe për ne ky ishte një nga veprimet më besnike dhe më të bukura. Fotot janë ndarë në rrjetet e tyre sociale dhe këngëtarja duhet të ndihet në qiellin e shtatë nga ky gjest dashurie.
The post E papritur! Partneri turk i Genta Ismajlit gdhend në trup emrin e këngëtares appeared first on Vizion Plus.
Advertisement