Aktorët Sacha Baron Cohen dhe Isla Fisher kanë njoftuar se po divorcohen pas 20 vjetësh së bashku. Vendimin për t’i dhënë fund martesës, dyshja e ka njoftuar përmes një postimi në Instagram. Ata kanë thënë se vitin e kaluar kanë paraqitur kërkesën për divorc.
Krahas një fotoje ku u shfaqën me veshje tenisi, ata shkruanin: Pas një ndeshjeje të gjatë tenisi që zgjati mbi 20 vjet, më në fund po i hedhim raketat tona të tenisit.
Më tej, në postimin e publikuar nga Baron Cohen dhe Fisher në Instagram, ata thanë se gjithmonë e kanë pasur prioritet privatësinë e tyre dhe kanë punuar në heshtje për ndryshimin në jetën e tyre.
“Ne gjithmonë e kemi pasur prioritet privatësinë tonë dhe kemi punuar në heshtje për këtë ndryshim. Ndajmë përkushtimin dhe dashurinë për fëmijët tanë.”