Pasi konfirmoi se është bërë nënë për herë të parë, modelja shqiptare, Aurela Hoxha ka publikuar disa fotografi, teksa mbante në krahë djalin e saj. Tashmë, duket se modelja nuk e ka më problem të ndajë me të gjithë këto momente kaq të veçantë nga jeta e saj.
Megjithatë, modelja nuk ka zbuluar ende asnjë detaj se kur ka ardhur në jetë i vogli apo çfarë emri i ka vendosur.
Advertisement
Aurela Hoxha ka 6 vite që është në një lidhje me partnerin e saj. Në ditën e Shën Valentinit, Hoxha zbuloi se ajo dhe partneri kanë shumë vite bashkë, lidhje që ajo e ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjes së publikut.
Advertisement