Ben Affleck duket se po kalon kohë me vajzën 36-vjeçare të Robert F. Kennedy Jr. , Kick Kennedy , mes divorcit të tij nga Jennifer Lopez .

Një burim hollivudian i tha Page Six se ata janë parë në restorante dhe dyqane në Beverly Hills.

Natyra e marrëdhënies së tyre mbetet e paqartë. Kick nuk pranoi të komentonte, ndërsa përfaqësuesit e Affleck nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së gazetarëve.

Lopez paraqiti kërkesën për divorc nga aktori të martën, më 20 gusht, pas muajsh thashetheme për ndarje. Data e ndarjes së tyre është data 26 prill, siç u bë e ditur nga letrat e divorcit. Si arsye për ndarjen e tyre këngëtarja ka përmendur mospajtimet e papajtueshme. Një nga këto dallime ka të ngjarë që Affleck nuk mund të përballonte vëmendjen e medias në lidhjen e tyre./vizionplus.tv