E bënë të lidhur dhe e larguan nga shtëpia e koreografit, shpërthen keq Alba Hoxha: Boll se ma shpifët (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E bënë të lidhur dhe e larguan nga shtëpia e koreografit, shpërthen keq Alba Hoxha: Boll se ma shpifët (FOTO)

Një ditë më parë u përfol se Alba Hoxha dhe Albi Nako i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhe balerina e njohur është larguar nga shtëpia e tij ku bashkëjetonte me të.

Sipas “Panorama”, ndarja erdhi për shkak të prindërve të Albit, të cilët nuk ishin dakord për lidhjen e tyre.

Menjëherë pas këtyre lajmeve ka reaguar vetë Alba Hoxha dhe mesa duket nuk është ndjerë aspak mirë kur i ka lexuar.

Nëpërmjet një postim në Instastory, ajo ka publikuar lajmin e një prej portaleve që shkruante se Hoxha është larguar nga shtëpia e koreografit Albi Nako, pas ndarjes së tyre.

Advertisement

Ajo reagoi duke shkruar se i është shpifur gjithçka nga këto lajme.

“Boll, boll se ma shpifët. As nuk kam qenë tek shtëpia e koreografit dhe as nuk do jem. Boll spekuluat për ato dreq klikime”, ka shkruar balerina.

Albi Nako dhe Alba Hoxha janë përfolur prej kohësh për një lidhje të mundshme, por ata vetë nuk e kanë pranuar asnjëherë publikisht.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy