Jamie Dornan, aktori i njohur nga roli i Kristian Greit në “50 hijet e Greit”, ka përfunduar në spital pasi përjetoi simptoma të sulmit në zemër të shkaktuar nga një vemje toksike gjatë pushimeve në Portugali.
Jamie Dornan dhe shoku i tij, Gordon Smart kishin pirë verë dhe kokteje, përpara raundit të tyre të golfit në natën e parë, teksa shijuan motin e ngrohtë të Gadishullit Iberik.
Smart, djali i një doktori, filloi të frikësohej pasi ndjeu ndjesi shpime gjilpërash në gjymtyrët e tij pasi kishte pasur kontakt me një nga vemjet. Vemjet janë të zakonshme në fushat e golfit në jug të Portugalisë.
“Fillova të ndjeja ndjesi shpime gjilpërash në dorën time të majtë dhe më pas në krahun tim të majtë. Unë jam djali i një mjeku dhe mendova: Kjo është normalisht shenja e fillimit të një ataku kardiak”, tregoi Smart teksa kujtoi se më pas e gjeti veten së bashku me Jamie Dornan në pjesën e pasme të një ambulance”.
View this post on InstagramA post shared by Jamie Dornan (@jamiedornan)