Xhesika Ndoja, e cila krahas muzikës tashmë i është futur edhe biznesit, nuk ndalon së realizuari edhe foto të reja siç ishin ato “hot”, në periudhë izolimi nga koronavirusi. Xhesika theu karantinën për të realizuar një set fotosh seksi me të brendshme.
Në fotot e postuara binin në sy tatuazhet në trup: “Një libër është një histori për mendjen. Një këngë është një histori për shpirtin”.
Në fotot e saj ajo shfaq anën ekstravagante, ndryshe nga disa kohë më parë, kur realizoi një set pozash sensuale në stilin e sekssimbolit amerikan të viteve ’50, Marilyn Monroe. Fotot e realizuara në Prizren nga Senad Hallaqi u paraprinin projekteve të reja muzikore, njërin prej të cilëve ajo sapo e ka publikuar, klipin me titullin “Dashni”. Ky projekt i ri erdhi pasi realizoi setin transgresiv, që i parapriu projektit me titullin “69”.
Në një nga momentet e klipit të mëparshëm, Xhesika shfaqej e ulur në një shtrat martesor, por në vend të ndonjë mashkulli, pranë saj shiheshin dy femra me veshje seksi. Vetë Xhesika me stilin e saj dukej si një aktore e kinemasë për të rritur, nëse i referohemi edhe konteksit të titullit të këngës “69”, një nga stilet e Kamasutrës. Siç duket, Xhesika kishte vendosur të eksperimentonte me këto stile në biznesin e muzikës, duke i sjellë një nga një në projektet e saj të nxehta.
Por, me klipin e ri “Dashni” ndodh ndryshe. Dy vite pas ndarjes së dhimbshme nga i dashuri pasanik, flitet se asaj i është rikthyer sërish besimi në dashuri. Mësohet se Ndoja ka nisur një histori të re që i ka dedikuar këtë këngë, histori që këtë herë po e mban sekret. Kujtojmë që emri më i komentuar në tregun muzikor, jo vetëm për fotot hot në rrjetet sociale, por edhe për propozimet që ka marrë nga njerëz të rëndësishëm, u bë e njohur me klipin me titull “Kamasutra” e më pas me duetin “Shoqe bitch” me Kallashin.
Para ca kohësh, ajo u komentua në portale për faktin së bëri një postim në “Instastory”, ndërsa ishte duke numëruar tufat me euro. Nuk munguan komentuesit me pyetjet e tyre se si i siguron gjithë këto para. Por për të gjithë, Xhesika kishte si sqarim ironik se, në fakt, po numëronte eurot për t’ia dhënë borxh deputetit, nisur nga një histori e vjetër ku u përfol në media për propozimin që i kishte bërë një deputet i Kuvendit. Sa i përket historisë që mori fund para dy vitesh, ajo ishte një histori që sipas mediave zgjati sa një muaj mjalti.
Vetë Xhesika nuk dha asnjë intervistë apo detaj se ku ishte njohur me personin në fjalë, të cilin e prezantoi edhe me fytyrë në rrjetet sociale, por jo me emër. Nuk dihej nëse kjo lidhje dashurie ishte dhe arsyeja e vendosjes së saj në Vjenë në atë periudhë, nga ku postonte shpesh foto duke u argëtuar me partnerin.
Vetëm pak ditë pasi ajo postoi fotot nga festa e ditëlindjes së saj (një festë surprizë nga i dashuri), u pa se gjërat ndryshuan mes tyre. Xhesika i fshiu të gjitha fotot, duke zhdukur çdo gjurmë në “Instagram” dhe “Facebook” me të, veprim që la të kuptohej se “dashuria e zjarrtë” mes tyre kishte marrë fund.
Nuk dihej nëse xhelozia apo ndonjë konflikt mes tyre e çoi marrëdhënien drejt fundit, pasi Xhesika nga ana e saj dukej që kishte gjetur të dashurin ideal, me të cilin madje po bënte plane të kalonte jetën. Fotot e fundit me partnerin ishin në ditëlindjen e saj, ku ajo shfaqej duke u puthur në buzë dhe e rrethuar me lule e dhurata nga i dashuri.
Këngëtarja në atë kohë iu dedikua vetëm lidhjes, por më pas vendosi të merrej me biznesin. Tashmë në klipin e ri Xhesika shfaqet e veshur deri në grykë, duke u prezantuar serioze këtë herë. /Panorama Plus/