Albano ka kritikuar sjelljen e fermerëve gjatë spektaklit të mbrëmshëm dhe ka kërkuar të jenë më të sjellshëm.
Aktori ka kritikuar sjelljen e vajzave të “Fermës VIP” dhe u ka kërkuar atyre të shmangin debatet.
Kritikat e tij nuk janë pritur mirë nga Xhesika, ku është përgjigjur se ajo ka lojën e saj dhe nuk ka si qëllim të bëjë “krushqni”.
Pjesë nga biseda:
Albano: Po flisja në lidhje me atë që ndodhi dje gjatë spektaklit, duhet të jemi pak më të sjellshëm.
Mariana: Edhe zënkat duhen, sidomos gjatë spektaklit duhet të ketë debate.
Albano: Mirë moj mirë, por jo kjo sjellje nga vajzat.
Xhesika: Kush bëri debat me Albanon?
Mariana: Jo moj jo, e ka për spektaklin se filluan të ziheshin vajzat. Duhet të ketë debate.
Xhesika: Skemi ardhur këtu për të bërë krushqni, unë kam lojën time ti ke tënden. /vizionplus.tv