Duhet të dërgojnë patat në pellg dhe të mos i lënë të dalin, sfida e Agait ngre nga tavolina e bukës fermerët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Duhet të dërgojnë patat në pellg dhe të mos i lënë të dalin, sfida e Agait ngre nga tavolina e bukës fermerët

Fermerët që prej orëve të para të mëngjesit janë vënë në sfida të ndryshme nga Agai.

Pas daljes nga plevica, Ditea informoi fermerët për misionin e radhës, të cilët me rënien e gongut, duhet të dërgonin në pellg patat dhe të mos i linin të dilnin nga aty, deri në rënien e një gongu të dytë.

Sfida nuk ka qenë aspak e lehtë për fermerët, të cilët u ngritën menjëherë nga tavolina dhe lanë drekën në mes për të dërguar patat në pellg.

Pas shumë përpjekjesh fermerët e realizojnë me sukses sfidën e dhënë prej Agait, ndërsa në harmoni me njëri-tjetrin ata kaluan kohën duke ia marrë këngës. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy