Ceremonia Grammy këtë vit është zhvilluar ndryshe për shkak të pandemisë së koronavirusit. Për herë të parë, performancat e artistëve ishin të regjistruara më parë, ndërsa publiku ishte vendosur në mënyrë që të respektonte distancën fizike.
Megjithatë, artistët më të mirë u vlerësuan për punën e tyre gjatë pandemisë. Ajo që theu rekordin ishte ikona Beyonce, e cila fitoi katër çmime Grammys, duke mbledhur në total 28 trofe të tillë.
Çmimi që e vendosi yllin e muzikës në krye ishte për performancën më të mirë të R&B për “Black Parade”, një këngë që tërhoqi vemendjen e publikut me tekstin për historinë e personave me ngjyrë.
Por edhe Taylor Sëift, si çdo here tjeter në këtë ceremoni prestigjoze hyri në histori duke u bërë artistja e parë grua që ka fituar çmimin për albumin më të mirë për tri vite rradhazi. Ajo u nderua për albumin e publikuar gjatë pandemisë “Folklor”.
Edhe artistja shqiptare, Dua Lipa arriti te rrembente trofeun për albumin më të mirë POP me “Future Nostalgia”.