Padyshim që një ndër emrat më të përfolur në mediat rozë që nga fillimi i 2024 është Xhensila Myrtezaji. Jeta private e këngëtares ka krijuar gjithmonë interes të lartë për publikun, por pas lajmit të divorcit më Bes Kallakun buja ishte edhe më e madhe.

Koncertete e Xhensilës janë shtuar ndjeshëm së fundmi dhe çdo veprim i saj nga skena tërheq vëmendje.

Por së fundmi, një video e këngëtares para se të nis koncertin ka bërë xhiron e rrjetit. Ajo shfaqet në makinë me dy fëmijë të komunitetit rom ku shfaqet duke puthur më të voglin dhe dëgjohet të thotë: Do të laj dhe do të marr të shtëpia ime.

Këtë video e ka ripostuar edhe vetë këngëtarja ku shkruan se dy fëmijët ishin në një moshë më fëmijët e saj, 5 vjeç dhe 6 muajsh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në çdo moment që jam larg fëmijëve për shkak të punës ndihem bosh, e plot ndjesi faji. Por për aya e bëj çdo sakrificë e lodhje si çdo nënë. Zoti më solli këto 2 mrekulli fiks në momentin që isha përhumbur për të vegjlit e mi”, shkruan Xhensila.vizionplus.tv