Një ndër takimet e kësaj puntate në “PërPuthen”, ishte dhe ajo mes Islit dhe Margaret. Takimi i tyre shkoi shumë mirë dhe kjo u konfirmua nga të dyja palët.
Në puntatën e kësaj të diele te “PërPuthen” pati mjaft deklarata të papritura.
E para që i la pa fjalë fansat dhe shikuesit ishte Margaret. Në takimin e saj me Islin, i cili shkoi shumë mire, ata biseduan për pasionet e tyre.
Teksa Isli tregoi se në të kaluarën ka luajtur dhe disa filma, pyet Margaret se nëse i ofrojnë ndonjë rol në film me skena erotike, a do të ishte e gatshme ta pranonte.
Margaret u përgjigj se po, sepse të gjithë aktorët thotë ajo janë të gatshëm ta pranojnë në gjë të tillë. Madje shtoi se e shikon dhe si një sfidë ndaj vetëvetes, sa e aftë është ajo për të përçuar nëpërmjet këtyre skenave emocion tek publiku.