Rudina Dembacaj ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se dita e djeshme ka qenë shumë e veçantë. Kjo për arsyen se vajza e saj, Viktoria dhe fëmijët, mbesat dhe nipi i Markut janë pagëzuar.

“Sot ishte ditë shumë e veçantë për familjen tonë të madhe. Pagëzimi i të dy Viktoria-ve, Nardit, Ertës, Amantias, Leos dhe Markut. Falenderoj zotin për këtë ditë”, shkruan Rudina krahas fotove ku shfaqet me Markun dhe fëmijët.

E sigurisht që në këtë ditë të veçantë për Viktorian, nuk mund të mungonte babai i saj Aleksi. Rudina ka postuar në “Instastory” një fotografi ku shfaqet ish-bashkëshoti teksa mban në krah të voglën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rudina edhe më parë ka treguar se Marku me Aleksin kanë një marrëdhënie shumë të mirë.