49 ditë në fermën Vip janë shoqëruar me një sërë zhvillimesh që e kanë bërë këtë reality show jo vetëm unik e të paparashikueshëm por gjithashtu shumë të dashur për publikun.
Një nga personazhet më të preferuar në rezultatet e televotimeve, Dijonis Biba ka komunikuar vendimin për t’u tërhequr nga gara. Këtë herë nuk duket të jetë një rreng, por megjithatë në mbrëmjen e sotme prime në ekranin e Vizion Plus, do të kemi një panoramë më të qartë të asaj që po ndodh në fermën Vip.
Ndërkohë, Marjana Kondi dhe Valer Kolnikaj na kanë dhuruar momente spektakolare me përrallën e tyre në ishull. Për disa ditë ata kanë ndarë së bashku një rrugëtim aspak të zakontë në rrethana po aq të pazakonta.
Por dy ish-fermerët e kanë shfrytëzuar këtë kohë për të rivendosur raportet njerëzore mes tyre, duke dhënë një shembull aq të vyer për të gjithë audiencën që ndjek fermën Vip, 24 orë në shtatë ditë të javës, në dy kanalet e dedikuara të platformës digjitale Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2.
Me vullnetin e saj, Marjana Kondi e dorëzoi përfundimisht mundësinë për të rimarrë statusin e fermeres. Pas një takimi emocional me Valerin, artistja e madhe i’u drejtua edhe publikut me një mesazh falenderimi e përulësie.
Ndërkohë Valer Kolnikaj vijon i vetëm aventurën e tij në Arameras ndërsa publiku voton pro ose kundër rikthimit të tij në Fermën Vip, një vendim që do të komunikohet sot në mbrëmje gjatë spektaklit.
Kurioziteti është i madh edhe për dy më pak të votuarit që do të përballen në sfidën e eliminimit. Albano Bogdo, Florjan Agalliu, Ditea Berisha apo Xhesika Polo? Cilët do të jenë fermerët më pak të pëlqyer nga publiku?
Gara ka mbërritur në zonën e rrezikut, me të gjitha pikëpyetjet që mbeten të hapura. Sot në mbrëmje ju lëmë takim në ekranin e Vizion Plus duke nisur nga ora 21./vizionplus.tv/