E veshur njësoj me mami Xhensilën, Ajka, festoi 2 vjetorin e lindjes në një festë të organizuar nga të dy prindërit e saj.
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë shpërndarë pamjet nga momentet e bukura të ditëlindjes së Ajkes e cila na ka lumturuar me pajmen e saj ëngjëllore dhe fustanin e vogël ngjyrë rozë.
Normalisht në një ditëlindje nuk mund të mungojnë dhuratat ku këtë vit Ajka mori sërish një qenush të vogël të llojit Pomerian.
Edhe vitin e kaluar Besi dhe Xhensila I dhuaruan qenushin e parë vajzës së tyre, por me sa duket këngëtarja I ka pak frikë kafshët dhe kanë vendosur të marrin një më të vogël për shtëpinë e tyre dhe për ti bërë shoqëri Ajkes.
The post Dhurata speciale e Besit dhe Xhensiles në 2 vjetorin e Ajkes! appeared first on Vizion Plus.