Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka reaguar sot në një deklaratë për mediat rreth dhunës barbare nga personazhi i njohur publik, Antonela Berisha dhe e motra ndaj Klea Prengës.
“Policia është angazhuar për kapjen e personave. Shumë shpejt do të keni njoftimin për kapjen e tyre”, tha kreu i policisë së Shtetit.
Klea Prenga u dhunua barbarisht teksa po darkonte në një restorant në Tiranë. Motrat Antonela dhe Mariela Berisha i kanë shkaktuar plagë të rënda në fytyrë, pamje të cilat janë bërë publike dhe vetë Klea në llogarinë e saj personale në rrjetet sociale./vizionplus.tv
Advertisement