Francesca Eastwood është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje.
Leter Andrew Myers i Departamentit të Policisë në Beverly Hills konfirmoi arrestimin e Francesca-s, një aktore e cila është e bija e Clint Eastwood.
Burimet thonë se i dashuri i Francesca-s, Alexander Wraith thirri policët dhe policia e këshilloi atë të shkonte në Zonën e Sigurisë në Departamentin e Policisë në Beverly Hills për t’u takuar me oficerët.
Mësohet se Aleksandri ka pasur “lëndime të dukshme” kur ka mbërritur në komisariat. Më pas Françeska u arrestua dhe u akuzua për krimin e dhunës në familje.
Mediat amerikane raportuan se nuk dihet nëse është viktima Alexander Wraith, por bëhet e ditur se ai ka refuzuar ndihmën mjekësore, ndërsa Francesca Eastwood është liruar me kusht në shumën prej 50 mijë dollarësh./vizionplus.tv