Dhimbje në familjen e këngëtarit të njohur, fëmija humb jetën gjatë lindjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhimbje në familjen e këngëtarit të njohur, fëmija humb jetën gjatë lindjes

Familja e këngëtarit John Legend po përjeton ditë të vështira. Modelja Chrissy Teigen dhe John Legend humbën fëmijën e tyre gjatë lindjes. Lajmin e dhimbshëm e ndau në “Instagram” Teigen, duke treguar se ajo kishte pësuar gjakderdhje. Ajo e shoqëroi postimin me disa foto bardh e zi që tregojnë momentin vajtojnë për të voglin në spital.

“Ne jemi të tronditur dhe ndjejmë dhimbje të thellë. Një dhimbje që nuk e kemi ndjerë kurrë më parë. Ne nuk ishim në gjendje të ndalonim gjakderdhjen dhe t’i jepnim foshnjes tonë lëgjet e nevojshme, pavarësisht qeseve të shumta të gjakut që mora. Thjesht nuk ishte e mjaftueshme”, shkroi modelja.

Chrissy tregoi se ajo dhe John – të cilët kanë dy fëmijë, Luna, 4 vjeç dhe Miles, 2 – i kishin vendosur edhe një emër djalit që humbën.

Advertisement

“Ne kurrë nuk vendosim për emrat e foshnjave tona deri në momentin që lindin. Por këtë herë, për një arsye, ne kishim filluar ta quanim të voglin Jack kur ishte në bark. Kështu që ai do të jetë gjithmonë Jack për ne. Jack punoi aq shumë për të qenë pjesë e familjes tonë të vogël, dhe ai do të jetë, përgjithmonë. Ne do të të duam gjithmonë.”

Chrissy nuk la pa falenderuar të gjithë ata që kanë dërguar mesazh mbështetëse dhe ngushëlluese.

Advertisement

The post Dhimbje në familjen e këngëtarit të njohur, fëmija humb jetën gjatë lindjes appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy