Së fundmi modelja Emina Cunmulaj ka prekur zemrat e të gjithëve me një dedikim kushtuar të ëmës, një humbje me të cilën ka mësuar të jetojë por asnjëherë nuk e ka pranuar plotësisht.
Me një dedikim prekës në llogarinë e saj në në Instagram, Emina na ka treguar si ndjehet pa të dhe që do të bënte gjithçka për një përqafim.
“Sekondat. Minutat. Orët. Ditët. Javët. Muajt. Vitet. Të gjithë shkojnë shumë shpejt, por unë ende ndjej se një ditë ti do të trokasësh në derën time dhe do të më thuash se kjo ishte e gjitha një shaka e keqe. Kam mësuar si të jetojë pa ty, por dhimbja në zemrën time nuk po lehtësohet. Më mungon shumë dhe do të bëja gjithçka në këtë botë vetëm për një përqafim prej teje. Derisa të takohemi sërish mami.”, ka shkruar Emina në Instagram./ Living