Për të surprizuar Kaltrën në një lidhje direkte për “Dua të të bëj të lumtur” ishin moderatorët Xhemi Shehu dhe Ermal Mamaqi, dy idhujt e saj.
Teksa po uronte vogëlushen për ditëlindje Xhemi ka habitur të gjithë me deklaratën e saj. Ajo tha se ka shtatë vite që nuk e feston ditëlindjen dhe Arbana zbuloi se kjo ndodh pasi të ftuarit e saj nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin. Madje nuk flasin fare.
“Ti Arbana e di që unë kam 7 vjet që nuk e festoj ditëlindjen, jo se nuk dua por nuk mundem…sa vjen ai momenti që duhet të bëj listën me të ftuarit, aty anulohet dhe ditëlindja ime”, tha Xhemi.
“Sepse nuk i flasin të ftuarit me njëri-tjetrin”, zbuloi Arbana duke qeshur. Moderatorja tregoi se i ndan të ftuarit me 20% me grupe dhe asnjë nga këto grupe nuk flasin me njëri-tjetrin.